Aksidenti me vdekje në ish-metalurgjikun e Elbasanit, tre në pranga

ELBASAN- Policia ka vënë në pranga tre persona pas ngjarjes tragjike në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan, ku humbi jetën një shtetas indian.

Ai u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune. Të arrestuarit janë dy indianë dhe një shqiptar, mes tyre dhe drejtuesi i mjetit  që goditi për vdekje bashkëkombësin e tyre.

Gjithashtu, për këtë rast ka nsiur procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës.