Aksidenti me 3 viktima në Sauk, 20-vjeçari kishte patentë prej 1 viti dhe ndëshkuar disa herë nga Policia

Klevis Ruçaj është 20-vjeçari i cili shkaktoi mbrëmjen e kaluar aksidentin fatal, ku humbën jetën 2 vajza dhe vetë ai,

Sipas informacioneve 20-vjeçari kishte vetëm 1 vit që ishte pajisur me patentë dhe gjithashtu bëhet me dije se i riu është ndëshkuar ndëshkuar 5 herë nga policia për parakalim, shpejtësi dhe veprime të ndaluara.

Drejtuesi e automjtit tip Audi i cili shkaktoi aksidentin e së enjtes ka qenë i apasionuar pas automjeteve dhe shpejtësisë. Në rrjetet e tij sociale ai ka pastuar here pas here momentet kur udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Madje në një nga videot e postuara prej tij ai ka udhetuar me shpejtësi deri në 270 km në orë.

Shkeljet:

-Ndëshkuar për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator.

-Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022.

-Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022.

-Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022.

-Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022.

Emrat e viktimave 

Klevis Rucaj, 20 vjeç, banues në Fier.

Erisilda Abedini, 22 vjeçe,  banuese ne Tirane.

Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

https://replika.al/identifikohet-drejtuesi-i-audit-qe-shpartalloi-barrierat-e-mbikalimit-te-saukut-dhe-la-pas-2-viktima/