Aksidenti i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës, shkak është bërë një parakalim i gabuar
- 24 November, 2023
Një aksident i rëndë është regjistruar sot në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur në Kashar.
Mësohet se një makinë luksoze ‘Audi’ është batuar dhe ka hipur mbi trafik ndarësen e betonit, ndërsa në aksident është përfshirë në ‘Range Rover’ dhe një ‘Benz’.
Dyshohet se shkak për aksidentin e trefishtë të jetë bërë një parakalim i gabuar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ