Aksidenti i 6-fishtë në Rrugën e Kombit, përplasen 13 automjete

Një aksident me 13 automjete të përfshira ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Prezenca e akullit në rrugë, si edhe mjegulla dyshohet se janë bërë shkak i aksidentit në të cilin janë përfshirë zinxhirë 13 automjete.

 

 

Fatmirësisht nuk pati viktima, ndërsa vetëm 2 persona kanë mbetur të lënduar lehtë.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht paraditen e 11 dhjetorit, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira.

Për shkak të përplasjes së mjeteve, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokua për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.

Lajm ne perditesim…