Një aksident me pasojë 4 të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Ferizaj-Shtime.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Bëhet me dije se në aksident janë të përfshirë tri automjete.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore.
Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, ka thënë ai.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ