Aksident tragjik në afërsi të Shkodrës, humb jetën 25-vjeçari pas përplasjes me makinën që dilte nga servisi
Një aksident fatal ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një motor ka përplasur një automjet, duke shkaktuar vdekjen e një 25-vjeçari. Viktima është identifikuar si Xhevahir Maksuti, i cili humbi jetën pas përplasjes së fortë me automjetin që ishte duke dalë nga një gomisteri.
Sipas informacioneve paraprake, momenti i përplasjes ka qenë i papritur dhe i fortë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit tragjik. Akoma nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me shkakun e përplasjes, ndërkohë që hetimet vijojnë.