(VIDEO)Aksident në Tiranë, 4 të plagosur
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Burime për Replika.al bëjnë me dije se janë plagosur katër persona, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Tre nga të lënduarit kanë marrë plagë të lehta.
Aksidenti I rëndë është regjistruar në kryqëzimin e rrugës 5 Maji pranë tregut. Dy automjete, një automjet tip Benz dhe një automjet tip Volkswagen janë përplasur duke plagosur 4 persona, drejtues dhe pasagjerë. 3 prej tyre kanë marrë plagë të lehta ndërsa personi I katërt ka marrë dëme më shumë dhe është derguar me ambulancë në spital. Sipas policisë fatmirësisht aksidenti është pa pasoja fatale për jetën, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shkak dyshohet mos respektimi I sinjalistikës në kryqëzim dhe shpejtësia tej normave të lejuara.