Aksident në rrugën Fier-Lushnjë, përplasen dy automjete


Një aksident automobilistik  ka ndodhur pak minuta me parë në autostradën Fier-Lushnjë. Në aksidentë janë përfshirë dy mjete një kamion dhe nje mjet i vogël transporti i njohur si tip Katraul.

Drejtuesi i mjetit te vogel ka ngelur i bllokuar brenda në mjet, policia dhe zjarrfikës po punojnë për të nxjerrë drejtuesin e mjetit që është jashtë rrezikut për jetën. Pas nxjerrjes së drejtuesit te katraulit nga gabina një ambulancë e ka shoqëruar për në spital.