Aksident në “Rrugën e Kombit”, raportohet për disa të plagosur

RRËSHEN- Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit. Paraprakisht raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Sakaq, raportohet për disa persona të plagosur, ndërsa dy prej tyre kanë mbetur të bllokuar brenda makinave dhe zjarrfikësja po punon për t’i nxjerrë.