Aksident në Korçë, makina del nga rruga, plagosen shoferja


Një aksident është raportuar në fshatin Kamenicë në Korçë.

Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga. Raportohet se si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesja e mjetit dhe dy të mitur. Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.