Aksident në Durrës, përplasen 3 automjete, detajet e para

Dy ditë pas aksidentit të rëndë në Durrës, ku humbi jetën 22-vjeçarja Erisa Aliaj, sërish një tjetër aksident. Për rastësi, aksidenti i ditës së sotme u regjistrua në të njëjtin vend ku humbi jetën 22-vjeçarja Aliaj.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar rëndë, vetëm me dëmtime të lehta.

Erisa Aliaj u përplas dy ditë më parë, por humbi jetën dje. Ajo u përplas nga një makinë teksa po kthehej nga puna.