Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj enjte në Devoll. Mësohet se një makinë e drejtuar nga një polic kufitar ka përplasur një 7-vjeçare, e cila i ka prerë rrugën dhe e ka goditur me pasqyrë. Si pasojë, e mitura është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.
Ndërkohë, burime nga Drejtoria e Policisw tregojnw se veprimet po kryen nga Agjencia e Mbikwqyerjes Policore.
Njoftimi i plotë:
Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.