Aksident në autostradën Lezhë-Milot/ Kamioni përplas motoçikletën, plagoset shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të Fushë-Milotit, ku një mjet i tonazhit të rëndë trajler, ka përplasur një motoçikletë,

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Nga aksidenti është bllokuar njëri krah i superstradës në drejtim të Laçit, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.

Lajmi në përditësim…