Aksident në autosdradën Kukës-Morinë, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Një aksident ka ndodhur në autostradën Kukës-Morinë. Mësohet se shoferi i automjetit tip “Ford” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina është përmbysur.

Mësohet se nga aksidenti janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej në mjet. Të lënduarit janë dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.