Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat e rrugës, detajet e para


Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat.

Mësohet se drejtuesi i një mjetit të tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me anësoren e rrugës. Si pasojë është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.