Aksident në aksin Përrenjas-Librazhd, makina përplaset me kamionin

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e kësaj të marte në aksin e rrugës kombëtare Përrenjas-Librazhd në afërsi te fshatit Pishkash.

Një autoveturë është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë.

Paraprakisht raportohet se në këtë aksident ka mbetur i plagosur një person, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident, që si pasojë e të cilit u “paralizua” përkohësisht edhe qarkullimi.