Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Plagosen dy vëllezërit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kane mbetur te plagosur 2 persona drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri(vëllezër)të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2023, rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga.