Aksident në aksin Gramsh-Moglicë/Dërgohet shoferi ne spital

Sot në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, shtetasi D. K., 30 vjeç, banues në fshatin Nartë, Gramsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi D. K., i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.