Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 54-vjeçarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet P. Xh., ka aksidentuar shtetasen me inicialet A. R., 54 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.