Aksident me pasojë vdekjen në aksin Elbasan-Peqin


Një aksident me vdekje është shënuar pasditen e kësaj të shtunë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Bishqem.

Nga përplasja e dy makinave kanë mbetur të plagosur 6 persona, ndërsa një e mitur rreth 8-vjeç ka mbetur viktimë.

Vajza 8 vjeçe po udhëtonte me makinën tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare.