Aksident me dy të plagosur, në Fier-Patos

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur disa minuta më parë në rrugën nacionale Fier-Patos në afersi të Portëzës.

Burime policore pohojnë se nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekesore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Policia ka shkuar më vendngjarje e po punon për zbardhjen e rrthanave se si ka ndodhur ky aksident.