Aksident me 4 të plagosur në Peshkopi, përplasen dy makina në dalje të qytetit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Peshkopisë tek ish-SMT-ja.

Dy mjete janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar 4 të lënduar. Sipas policisë mjeti tip Mercedes me targë AB 835 FT me drejtues Juljan Hima, ka goditur mjetin BMV me drejtues shtetasin Fehmi Gjiza.

Për pasojë janë lënduar  dy pasagjerët e BMV-së Muhamet Zeneli dhe Pëllumb Shkurta si dhe drejtuesi i Mercedesit Juljan Hima, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.