Aksident i trefishtë në Qafë-Thanë/ Përplasen dy autobusë dhe një makinë, plagosen 2 persona

 

Një aksident i trefishtë ka ndodhur para pak minutave në Qafë-Thanë.

 

Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy autobusë dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.