Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Cërrik.
Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Cërrik. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Shënkolli’ ku 3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin ndërsa 2 prej shoferëve janë plagosur. Gjendja e tyre është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën ndërsa drejtuesi i tretë është shoqëruar në polici.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ