Aksident i shumëfishtë në Fier, përplasen 4 makina, ka të lënduar

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën “Skënderbeu” në Fier.

Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëra-tjettrën teksa dy prej tyre kanë qenë të parkuara dhe dy në lëvizje.
Raportohet për dëme të shumta materiale, ndërsa dy drejtuesit e automjeteve kanë marrë dëmtime në lehta.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy ambulanca, policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti.