Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kotë të Vlorës.
Sipas burimeve, një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qafa e Dushkut” dhe për pasojë drejtuesi ka humbur jetën.
Policia bën me dije se në aksin rrugor Kotë-Gjormë, shtetasi Italian G. F., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi G.F, për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ