Aksident i rëndë në Liqenin e Tiranës, makina del nga rruga dhe përfundon në digë! Kush është 26-vjeçari që bëri aksidentin dhe braktisi mjetin (emri)
Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë, pranë Liqenit Artificial të Tiranës.
Policia ka identifikuar shoferin 26-vjeçar, i cili sot në orët e para të mëngjesit, në gjendje të dehur ka shkaktuar këtë aksident të rëndë.
Pas ngjarjes -sqaron policia- drejtuesi i makinës ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
“Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit”, thote policia.
Ndërkohë materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Replika.al ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti.