Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, 23-vjeçari në gjendje të rëndë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në aksin Vore-Fushë-Krujë në afërsi të fshatit Hasan.Një automjet tip Mercedes Benz, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike anësore, e cila ka hyrë në xhamin e përparmë, nga ana e shoferit, duke e ndarë makinën përgjysmë.
Nga aksidenti i rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 23-vjeçari Indrit Mahmuti.
I riu mësohet se është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës , dhe është në gjendje të rëndë.
Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 23-vjeçari.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të riun nga mjeti.