Aksident i rëndë në autostradë/ Humb jetën një person

Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Visar Meshi, i cili ishte pasagjer në automjetin tip BMW X5 mbeti i vdekur në aksidentin në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Të plagosur mbetën Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, njëri prej të cilëve shoferi i mjetit. Njëri raportohet të jetë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri në gjendje me stabël. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas kqyrje së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut që kanë ndihmuar në përplasjen e makinës me mbajësen anësore të rrugës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.