Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd! Përplasen dy automjete, plagosen 4 anëtarë të një familjeje – një në gjendje kritike
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin kombëtar Prrenjas–Librazhd, pranë fshatit Qukës.
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, aksidenti ka ndodhur në segmentin “Librazhd–Qafë Thanë”, ku janë përplasur dy automjete. Njëri prej automjeteve drejtohej nga shtetasi R. D., ndërsa automjeti tjetër nga Ç. H.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar katër persona:
-Drejtuesi i automjetit Ç. H.
-Dy pasagjerë të tjerë në automjetin e tij
-Një 15-vjeçar, pasagjer në të njëjtin mjet, i cili është në gjendje të rëndë dhe po transportohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.