Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 26-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 26 vjeçari E. N., ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Mësohet se viktima duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe si pasojë 26 vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.