Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Moravë.
Mësohet se një makinë tip “Mercedes” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Mjeti më pas ka shpërthyer në flakë.
Katër persona që ndodheshin në makinë kanë mbetur të lënduar, por jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikësish që kanë rrethuar perimetrin dhe po shuajnë flakët e mjeti që është me gaz.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ