Aksident fatal në Lezhë–Shkodër, humb jetën turisti i huaj

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.

Një turist i huaj, që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër në lëvizje.

Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve emergjente.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.