Abuzohet seksualisht një vajzë me probleme të shëndetit mendor në Korçë

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të enjte nga Korça ku një 29 vjeçar me detyrë kryeplak akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 23 vjeçare  me probleme të shëndetit mendor.

Në një prononcim për mediat nëna e autorit të arrestuar Ervis Rrapos, është shprehur se djali i saj nuk ka bërë asgjë nga këto që akuzohet.

Sipas Ervehe Rrapos, djali e ka mohuar që të ketë pasur marrëdhënie seksuale me vajzën, e cila ka probleme të shëndetit mendor.

“Isha në një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i Brikenës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte pirë dhe kishte vajtur atje në shtëpia. Nuk kemi pasur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie, beqar është. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan”, ka thënë ajo.