89 arrestime për përndjekje! Policia ka të regjistruara 283 raste të grave dhe vajzave nën presion
Një natë më parë në kryeqytet u arrestuan në kryeqytet, njëri në Kombinat dhe tjeri në Kinostudio pasi përndoqën ish partnered e tyre.
“Përndjekja është një vepër komplekse dhe më e vështira për tu faktuar dhe provuar në gjykatë që të arrihet në një vendim fajsie pasi e gjitha është subjective. Në përditshmëri mund të ketë raste pafund por shumë pak denoncojnë në komisariat, kjo jo vetëm se proceset zgjasin por edhe për shkak të dokeve dhe presionit të shoqërisë. Shumë herë përndjekja ka natyrë seksuale, bullizuese dhe përçudnuese”- tha avokatja Ermal Hamataj.
Personat e dëmtuar nga kjo vepër penale kryesisht janë gra dhe vajza që përndiqen nga ish partnerët e tyre çka i pamundëson të jetojnë të lira zgjedhjet e tyre në jetë. Shpesh përndjekja shoqërohet edhe me shantazhe me materiale filmike që autorët I përdorin që vajzat të mos kallzojnë apo të mos u tregojnë të afërmve.
“Moskallzimi i përndjekjes ka pasoja jo vetëm njerëzore, morale, penale dhe njerëzore por edhe pasoja ligjore siç është vetëgjygjësia”-tha Hamataj.
Kjo vepër penale dënohet me burg deri në 4 vjet dhe nëse bëhet ndaj ish partneres apo të miturve ligji parashikon një dënim më të ashpër.