50-vjeçari në Selenicë nuk vdiq nga shpërthimi i bombolës së gazit, policia del me një reagim të dytë për ngjarjen

Një 50-vjeçar humbi jetën sot në banesën e tij në Selenicë. Fillimisht policia raportoi se 50-vjeçari ndërroi jetë për shkak të dëmtimeve të marra si pasojë e shpërthimit të një bombole gzi, por në një njoftim të dytë blutë e Vlorës bëjnë me dije se pas hetimeve paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur jashtë banesës.

Njoftimi:

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezulton se vendi i kësaj ngjarjeje nuk është brenda banesës së shtetasit D. G., por në territorin e jashtëm të banesës së këtij shtetasi.

Grupi hetimor dhe ekspertët xhenierë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, për të përcaktuar çfarë ka shpërthyer, si dhe për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Në vijim do të informoheni për më shumë detaje mbi këtë ngjarje.