50 deri në 200 euro për votë?/ Zbardhet dosja e arrestimit të Belerit

Është zbardhur dosja hetimore në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.

“Dyshohet se Sihat Guraj, si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fredi Belerit, pasi merr shuma të konsiderueshme parash, në euro dhe lekë nga ky i fundit, ua jep personave të tretë, të rekrutuar për këtë qëllim në zona të ndryshme në territorin që mbulon bashkia Himarë.

Dyshohet se shpërndajnë për çdo votues një shumë të përafërt me 50 mijë lekë deri në 200 mijë lekë të vjetra, ose 50 deri në 200 euro si dhe një ndër favoret që këta shtetas iu kërkojnë në kërkim të votës pro Belerit, që është premtimi për përfshirjen në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe përfitimit të pensionit në shtetin grek.

Këto premtime janë bërë nga kandidati Alfred Beleri.”, thuhet në dosje.