Kaloi mallra kontrabandë në pikën kufitare në Muriqan, arrestohet 41-vjeçari

Një 41 vjeçar është vënë në pranga të policisë së Shkodrës pasi ka tentuar që të kalojë mallra kontrabandë nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit.

Njoftimi i Policisë:

Policia njofton se në hyrje të pikës kufitare, kanë ndaluar për kontroll drejtuesin e furgonit G.C dhe në makinë i janë gjetur një shumëllojshmëri produktesh (cigare, kafe, detergjentë) pa deklaratë origjine ose faturë tatimore, produkte të cilat dyshohet se po tentohej të kontrabandoheshin në vendin tonë.

Në vijim të punës intensive të kryer në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje të vendit, kanë ndaluar për kontrolle në vijë të dytë, furgonin me drejtues shtetasin G. C.

Në këtë automjet është gjetur një shumëllojshmëri produktesh (cigare, kafe, detergjentë) pa deklaratë origjine ose faturë tatimore, produkte të cilat dyshohet se po tentohej të kontrabandoheshin në vendin tonë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi G. C., 41 vjeç, banues në Fier, si dhe në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan produktet.