28-vjeçarja ju nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale/ Pasojat e dhunës barbare të Gleard Gushollit

Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua në mes të Tiranës. 31 vjeçari Gusholli mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare. Ishte ndërhyrja e policisë ajo që parandaloi një tjetër viktimë të mundshme. 28 vjeçarja i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.