24 të arrestuar dhe 1.2 mln euro, Italianët zbërthejnë grupin kriminal, mes tyre edhe shqiptar
Policia Italiane ka ndërmarrë një operacion që lidhet me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.
Në një megaoperacion të mbështetur edhe nga helikopteri ata kanë mundur të arrestojnë 24 persona.
Po ashtu janë sekuestruar sasi droge, hashash, kokainë dhe marihuanë, mbi 23 kg, 1.200.000 euro cash, 3 pistoleta, rreth 200 municione, 8 JEEP Renegade dhe 3 FIAT 500 X të vjedhura nga Melfi.
Gjithashtu urdhërua konfiskimi i pasurive financiare, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, aksionet e kompanisë dhe përmbledhjet e shoqërisë, për një vlerë mbi 5 milionë euro.
Të arrestuarit janë kryesisht nga Cerignola, por ka edhe një shqiptar banues në atë komunë.