2 persona në kërkim/ Përplasin me “Hummer” 39-vjeçarin në Pogradec

Mario Xhangolli dhe Sindi Syzo janë shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit, pasi përplasën me automjetin e tyre tip ‘Hummer’, makinën në të cilën lëvizte 39-vjeçari Eris Cekani.

Dyshohet se pas përplasjes së automjetit dy personat në fjalë kanë dalë jashtë dhe kanë kërcënuar dhe kanosur 39-vjeçarin.

Gjatë largimit me mjetin Hummer Xhangolli dhe Syzo, kamë përplasur një tjetër mjet. Ata janë detyruar të braktisin autom,jetin e tyre pas aksidentit dhe të largohen në drejtim të paditur pa këmbë.

Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, ndërkohë që materialet në ngarkim të dy personave të shpallur në kërkim i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.