12 orë në SPAK, reagon Aishe Haklaj dhe zbardh detajet e fundit


Motra e vëllezërve Haklaj të vrarë në Tropojë, pak minuta më parë ka lënë ambientet e SPAK pas 12 orësh.

Ajo çfarë u vu re pas daljes së Aishe Haklajt nga SPAK ishte shoqërimi i saj nga policia. Pas dëshmisë, Aishe Haklaj do të niset drejt Suedisë, aty ku tashmë jeton prej vitesh dhe ku ka fituar edhe azil politik.

Ajo është shprehur shkurtimisht për mediat se ka ende besim te Prokuroria e Posaçme GJKKO për zbardhjen e vrasjeve, ndërsa falënderon mediat që kanë qenë pushteti i vetëm që ka mundur t’i drejtohet familja e saj.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga avokati Idahet Beqiri teksa shihet në dalje të ambjenteve të SPAK. Po ashtu mësohet se në vazhdim Aishe Haklaj do të jap dëshmi nëpërmjet letërnjoftimeve. Ndërsa në lidhje me dëmtimin e varrezave ajo u shpreh  se edhe të vdekur kundërshtarët kanë frikë se mos vëllezërit e saj çohen prej varrit.

“Me gjithë respektin e madh për mediat. Sepse ju keni kryer detyrën dhe keni qenë pushteti i vetëm që kemi munduar ti drejtohemi. Tani besimi ynë është ende te SPAK. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka që duhet të ruhet” tha Haklaj.

Kujtojmë se përveç Sali Berishës, të akuzuar janë edhe 15 persona të tjerë.

Ajo pretendon se ish kryeministri Sali Berisha është personi që ka organizuar vrasjen e vëllezërve të saj si dhe disa personave të tjerë nga 1998 dhe 2000, ngjarje të ndodhura në Tropojë.