11-vjeçari vrau 9 fëmijë në Beograd, nëna e minorenit letër institucioneve, ja kërkesa për fëmijët

Nëna e Kosta K., i ka dërguar një letër institucioneve serbe për shkollimin e fëmijëve të saj.

Kjo kërkesë vjen  pasi vajza e saj e vogël nuk mund të studiojë në të njëjtën shkollë ku vëllai i saj vrau 9 fëmijë, përshirë edhe një roje të shkollës.

“Arsimi fillor është i detyrueshëm për fëmijët e mi”, kështu është shprehur në një letër nëna e 11-vjeçarit që kreu masakër në një shkollë fillore në Beograd të Serbisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, i mituri nuk do të lirohet nga Klinika dhe shkollimi i tij i mëtutjeshëm do të bëhet sipas rregullores. Meqenëse arsimi fillor në Serbi është i detyrueshëm me ligj, mësimet individuale do të ndiqen online, sipas kushteve për fëmijët e shtruar në spital.

Sakaq vlen të theksohet se në asnjë moment ajo nuk e ka përmendur fjalën masakër, por apelon për ndihmë duke thënë se situata në të cilën ndodhet familja e saj është komplekse.

 

Kujtojmë se në momentin që ndodhi ngjarja makabër Serbia  shpalli 3 ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat e masakrës.