10 tetori është shpallur nga OKB si Dita Botërore e Shëndetit Mendor.
Kur më shumë se sot, kjo datë është e rëndësishme?
Sot, ku disa vende po përballen me sulme mizore, kur humbjet masive të jetës po bëhen tashmë rutinë. Kur njerëzit po bashkëjetojnë më krizat, konflikte dhe me pasiguri për jetën, dukuri që po influencojnë gjithnjë dhe më shumë shoqëritë e traumatizuara, duke bërë kështu që Shëndeti Mendor në epokën moderne të jetë një shqetësim për autoritetet. Kjo sepse sot në botë, vuajnë nga shqetësime mendore më shumë se 450 milionë njerëz.
Jo më kot kjo datë shënohet zakonisht me aktivitete të shumta, shfaqje publike, me solidarizime ku institucionet shtetërore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kësaj kategorie me rrezik, duke u bërë të qartë bartësve të sëmundjeve të shëndetit mendor, se edhe ata, si gjithë të tjerët, mund ta çojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales.