Vazhdon procesi në Hagë ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së, përfundon faza e dëshmive të Prokurorisë më 4 prill

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot vijon procesi gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca është planifikuar të nisë në orën 09:00, sipas kalendarit zyrtar. Ndërkohë, më 4 prill do të përfundojë faza e dëshmive të Prokurorisë në këtë proces, siç është bërë e ditur gjatë një konference në Gjykatën Speciale më 19 shkurt.