Në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bashkëbisedim me ish-kryeministrin grek, njëherësh edhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Arsimit, George Papandreou.
Gjatë bashkëbisedimit me Papandreoun, Kurti foli për raportet me Serbinë, teksa bëri me dije se dhe Miroslav Lajçak ndodhet atje.
Po ashtu u diskutua edhe për raportet midis shteteve në Ballkan, integrimin evropian dhe marrëveshjen bazike me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.
Ky bashkëbisedim i parapriu dy paneleve diskutuese për Ballkanin, në njërin prej të cilit mori pjesë emisari e ndërmjetësi evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ