Tensionet në Veri/ Komandanti i KFOR-it i shkon në zyrë Kurtit

Ditën e sotme, veriu i Kosovës është përfshirë nga tensione të mëdha, pasi qytetarët serb dolën në protestë për të kundërshtuar futjen e kryetarëve të rinj në Komuna.

Së fundmi mësohet se komandanti i KFOR-it, Angleo Michele Ristuccia, ka shkuar në zyrën e kryeminsitrit, Albin Kurti.

Nga incidentet e sotme në veri, pesë policë janë lënduar, por më pas u janë kthyer detyrave policore. Ndërkohë, janë dëmtuar edhe katër automjete, përfshirë një i djegur.

SHBA-ja përmes ambasadorit Jeffrey Hovenier e ka dënuar aksionin e Policisë në veri.