Katër persona kanë mbetur të plagosur në Lupç të Podujevës, tre prej tyre me armë zjarri e njëri me thikë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtënat me armë janë evidentuar në orën 16:00, e hetuesit policorë po merren me rastin.
“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë)”, i ka thënë KOHËS zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ