Sulmohet sërish një nga automjetet e policisë së Kosovës në Zveçan
Një nga automjetet e Policisë së Kosovës është sulmuar sërish në Zveçan, nga persona të maskuar.
Media e Kosovës T7, ka publikuar pamje nga vendngjarja, ku shihen persona të maskuar duke vrapuar e gjuajtur me gurë.
Sipas Policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan.Sipas saj, sulmi dyshohet të jetë kryer nga një grup personash, të cilët kanë gjuajtur me mjete të forta.
Nuk ka raportime për të lënduar, derisa Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar.