Serbët bllokojnë hyrjen e kamionëve nga Kosova, nuk i lejojnë të kalojnë në Serbi
- 19 June, 2023
Disa qytetarë serbë kanë bllokuar hyrjen e kamionëve nga Kosova që kalojnë nga pika e Jarinjës.
Mediat kosovare shkruajnë se pasditen e sotme, rreth orës 19:00, disa drejtues serbë të kamionëve, në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve të fundit, kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë (pas pikës kufitare në Jarinjë), ku nuk po i lënë kamionët me targa të Kosovës të shkojnë për në Serbi.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ